Emri/ Qëlloi me kallash në mes të autostradës, shpallet në kërkim i riu nga Kurbini

Po merrte nusen e kushëririt dhe qëlloi me kallashnikov nga ‘Range Roveri’ në autostradën e Laçit, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Kurbin.

21-vjeçari, Klajdi Tafaj ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në autostradën e Laçit, teksa po merrnin një nuse, pas një video të publikuar në mediat sociale.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqej një shtetas duke qëlluar me armë zjarri nga një automjet në ecje, në aksin rrugor Laç-Mamurras, shërbimet e Policisë Kurbin, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Klajdi Tafaj, 21 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.

Nga veprimet hetimore rezultoi së Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M.T, më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Klajdi Tafaj, kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me krehër me fishekë, me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të Fundit