Emrat/ SPAK në portin e Vlorës, arreston 2 persona, në kërkim 2 doganier

Me dhjetëra raste të kalimit të mallrave kontrabandë në Portin e Vlorës, kundrejt ryshfetit, kanë çuar prokurorinë e posaçme në lëshimin e urdhër arresteve për katër persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar gjatë operacionit pasditen e djeshme, ndërsa 2 doganierë të këtij portit të dytë më të madh në vend janë shpallur në kërkim policor.

Arian Kasëmi dhe Skënder Kasëmi u arrestuan pas operacionit që zhvilloi një ditë më parë SPAK në Portin e Vlorës.

Policia njoftoi se dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet ryshfetit ndaj punonjësve të Drejtorisë Doganore Vlorë, fusnin në territorin e Shqipërisë produkte kontrabandë.

Por prangave i kanë shpëtuar Aurel Nebiu dhe Mustafa Meçaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Doganore Vlorë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në disa episode kontrabandimi.

Të Fundit