Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasit Bledian Zagradi dhe Aldo Rubiku, të dy punonjës të një poste private, pasi dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.
Gjithashtu u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i plotë i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Online”.
Tregtonin mallra kontrabandë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
Gjithashtu u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.