Emrat/ Rrahu mjeken dhe infermieren për motive të dobëta, shpallet në kërkim 28-vjeçarja në Fier

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasen Viola Selimaj, 28-vjeç, e cila dhunoi një mjeke dhe infermiere në poliklinikën e qytetit.

Sipas informacioneve paraprake 28-vjeçarja dhunoi mjeken Erjola Minjo, si dhe infermieren Erinda Shuli për motive të dobëta.

Uniformat blu po vijojnë punën për ndalimin e 28-vjeçares, ndërkohë që materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Të Fundit