EMRAT/ Makina del nga rruga në Shkodër, humb jetën shoferi dhe 16-vjeçarja pasagjere – Stop
Lajme, Të Gjitha

EMRAT/ Makina del nga rruga në Shkodër, humb jetën shoferi dhe 16-vjeçarja pasagjere

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Nga informacionet mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMË”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *