Emrat/ Konflikt për pronën në Lushnje, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku gjatë një konflikti për pronën mes kushurinjësh, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, 30 vjeç, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla ,65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano,  dhe Laert, të dy 31 vjeç.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë identifikuar si Kastriot dhe Afrim Hasalla, 33 vjeç, vëllezër, të cilët qëlluan me çifte në drejtim të kushërinjve të tyre dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Të Fundit