EMISIONI 79(Sezoni 7) 23 Dhjetor 2021-Motorri i vjedhur ne komisariat, qytetarit i thone: Hap gjyq ta marresh!

Ndodhemi në zonën e Astirit, pasi Islam Cela ka denoncuar në redaksinë tonë vjedhjen e motorrit të tij.Islami tregon, se në datën 9 korrik 2019 e kishte lidhur motorrin, por në mëngjes nuk e gjeti, ndaj bëri kallzim në komisariatin e policisë nr 6. Disa muaj më vonë Islami sheh një djalë të vogël me motorrin e tij, dhe ai i thotë, se e kishte blerë i ati. Nga i plotfuqishmi i zonës i thuhet, se duhet të shkojë ta deklarojë dhe kështu motorri përfundon në komisariat, ku mbahet një proces-verbal nga Opgj Marlind Likaj dhe materialet i dërgohen prokurorisë. Islami ka shkuar herë pas here në komisariat, por i thuhet se nuk kanë ardhur dokumentat nga prokuroria.Islami i drejtohet komisaritit numër 6, ku i thuhet nga opgj Marlind Likaj, se motorri është mbajtur, pasi pritej një dokument nga prokuroria për zhvleftësimin e veprimeve dhe dorëzimin e motorrit.Islami komunikon me prokurorin e cështjes, i cili i thotë, se e ka pezulluar cështjen, që në 29 shtator 2019, pra disa muaj para se të gjendej motorri. Si prokurori ashtu edhe komiasariati numër 6 e drejtuan qytetarin drejt gjykatës, edhe pse motorri po bën dy muaj i bllokuar.

Jemi ndalur në Gjirokastër dhe kemi pyetur qytetarët për karakteristikat e tyre.

Ata pretendojnë, se janë nikoqirë dhe jo kurnacë, sic u ka dalë nami.Shumë prej tyre pohojnë, se gjirokastritët kanë traditë respektin e mikpritjen. Më pas ata kanë folur për gatimet tradicionale, si qifqi, bobollaqe, apo karkanaqe. Qytetarët e Gjirokastrës flasin edhe për figurat, me të cilat i ka nderuar qyteti i gurtë.

Një gjobë prej 500 mijë lekësh të vjetra ka shqetësuar qytetarin nga Kucova Dalip Bariu. Ai vendosi ta mbyllë pasticerinë në vitin 2019. Në vitin 2018, dy punonjës të AKU Berat i shkojnë për kontroll dhe e gjobisin me 500 mijë lekë të vjetra. Dalipi refuzoi, sepse iu duk e padrejtë dhe nuk firmosi. Shkoi te drejtoria në Berat dhe i thonë, që të bëjë ankesë te AKU në Tiranë. Dhe Dalipi kështu bëri, por nuk mori përgjigje kurrë.Tani pas disa vitesh atij i vjen sërish gjoba, në një kohë kur kishte menduar, se ankesa iu mor parasysh. Dalipi thotë, se duhej të njihej me gjobën të paktën brenda vitit. Tani nuk ka asnjë mundësi për ta paguar.Juristja e AKU Berat thotë, se ka shumë anomali në këtë institucion. Ajo thotë, se ka qenë një jurist tjetër, që nuk e ka bërë punën e vet. Nuk ka asnjë vendim, që zotëria ka ankimuar.

Të Fundit