Emisioni Stop ka trajtuar shpesh problematika të mungesës së mjekëve në qëndra shëndetsore. Këtë herë kemi shkuar në Laknas pasi Qendra Shëndetësore prej disa kohësh nuk ka mjek pediatër.Në muajin korrik është larguar mjekja pediatre dhe më pas kanë ardhur dy zëvendësues, të cilët kanë qëndruar nga një muaj dhe janë larguar. Një banore tregon, se tashmë detyrohet t’i cojë fëmijët në privat, ku cmimet janë të papërballueshme. Në Qendrën Shëndetësore të Laknasit, janë mjekët e familjes ata, që mbulojnë edhe vizitat e fëmijëve.Dhe bëhet fjalë për rreth 26 mijë fëmijë të mbetur pa shërbim mjeksor.Jemi drejtuar pranë Qendrës Shëndetsore të Kamzës për të pyetur për vendin vakant. Drejtuesit na thonë, se është shpallur vakanca dhe pritet emërimi për disa ditë.
Shumë fëmijë janë filmuar nga prindërit e tyre, duke ndjekur e duke u argëtuar me emisionin Stop.Alvio, Kristian, Nermin, Roan,janë disa nga fëmijët e mbërthyer para ekranit, që kur nis sigla e programit. Dhe koha e Stop, duket se është dhe koha ideale për prindërit, që i kanë fëmijët të sigurtë.
Në 14 tetor transmetuam rastin e 13 vjecares Eleni Skënderaj, jeta e së cilës ishte në rrezik. Në 28 gusht 13 vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksidenti i rëndë e dëmtoi vajzën dhe organet e saj jetësore. Ajo kishte nevojë për trajtim të specializuar dhe një seri ndërhyrjesh. Gjendja e Elenit ishte shumë e rëndë dhe duhet të shkonte në Turqi me avion mjekësor.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” mundësuan dërgimin e saj në spital në Turqi me një kosto 80 mijë dollarë. Sot Eleni është ngritur në këmbë dhe falenderon për jetën e re, që iu mundësua.