STOP – EMISIONI 29

Basha kundër Bashës (dje dhe sot)…

Në këtë pjesë të programit “protagonistë” janë politikanët më të lartë në vend me thëniet dhe kundërthëniet e tyre. Saimiri dhe Genti bëjnë humor me një vendim të fundit të qeverisë që rikthen “periudhën e zborit”.Më pas jepen deklaratat e kreut demokrat Lulzim Basha dje dhe sot lidhur me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kryeministri Edi Rama replikon me profesor Artan Fugën lidhur me shkollimin dhe papunësinë e të rinjve.

 

Shtëpitë e djegura në Kamëz!

Në këtë pjesë trajtohet rasti i një personi në Kamëz, që i është djegur shtëpia. Ai ka mbetur pa një strehë ,ku të fusë kokën, por në Bashki i thonë, se nuk mund ta dëmshpërblejnë, pasi ka nisur rindërtimin e banesës.

 

Semaforët e rinj, që “ngatërrojnë” këmbësorët!

Gazetarët e STOP sjellin një vëzhgim për semaforët e rinj në kryeqytet. Ata janë vendosur pa sens për këmbësorët. Më pas një tjetër vëzhgim për mbetjet inerte nga prishja e garazheve në një zonë të Tiranës. 4 muaj më pas nuk ka parqe e lulishte sic u premtua, por grumbuj mbetjesh.

Të Fundit