Në Tiranë, mes pusetave dhe telave të shtyllave të tensionit!
Në këtë pjesë të programit trajohet cështja e pusetave dhe projektit të bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi. Më pas një vëzhgim për telat, që varen nga të gjitha shtyllat e tensionit në rrugët e kryeqytetit.
Nëpër radhë gjithë jetën!
Në këtë pjesë të programit trajtohet problemi i radhëve të gjata, thuajse në të gjitha shërbimet në vend. Për krahasim vijnë edhe pamje të radhëve për ushqime në peridhën e Shqipërisë komuniste.
Shëndetësia, sektori i sëmurë në Shqipëri!
Në urgjencën e Tiranës, vetëm për shërbim urgjent nuk mund të pretendosh. Gazetarët e Stop sjellin pamje, ku të sëmurët nuk kanë as edhe një karrike, për t’u ulur. Edhe pse kanë nevojë për serum apo matje tensioni, këtë duhet ta bëjnë në këmbë, dhe nëpër koridore. E njëjta situatë edhe në pediatrinë e Tiranës. Ndërsa në spitalin e Durrësit ka shumë probleme në repartin onkologjik, të inauguruar së fundi.