STOP – EMISIONI 23

Në pritje të dekriminalizimit… Le të mbjellim pemë!

Ditën e hënë kryeministri Rama ishte prezent në një fushatë për mbjelljen e pemëve në qytetin e Elbasanit pranë lumit Shkumbin.Ky veprim u pasua të martën nga zëvendëskryeministri  Niko Peleshi në Mirditë në anët e Rrugës së Kombit.

Stafi i “Stop” sjell një rast, ku një person i dënuar me 10 vjet heqje lirie për vrasje, është punësuar në njësinë administrative të Krrabës.Afrim Deda punësohet, kur pritet të nisë zbatimi i ligjit për dekriminalizimin.

 

Bombulat e gazit- mina shpërthyese me saht! 

Të hënën në mbrëmje , 31 persona u plagosën, pasi një bombul gazi shpërtheu në një lokal në Beragozhd, në Dardhas të Pogradecit.

Fataliteti u përsërit të martën në mbrëmje në zonen e Unazës së Re në Tiranë, ku një femije 4 vjec humbi jetën, pasi banesa u përfshi nga flakët. Pas dy tragjedive, Emisioni Stop tregon, sesi bombulat e gazit mbushen lirisht pranë pikave të karburnanteve.Specialistët, në këtë rast Andrea Keri, deklarojnë se janë ngritur grupe kontrolli.

 

OSHEE-kompania e 1001 problemeve! 

Sot u publikua në media një raport i ERE, ku thuhej, se vetëm në 3 muaj –janë faturuar  11 milionë euro energji nga mbifaturimet e bizneseve.Gazetarët e Stop, sjellin disa raste, ku banorët ankohen, se janë faturuar, por nuk kanë sahat, janë familje, por faturohen si biznese, apo edhe shqetësime të tjera.

Të Fundit