Sot në “Stop” trajtojmë rastin e vjedhjes së identitetit të shtetasit Julian Delvina, punonjës administrate. Ai tregon, se i është vjedhur ID-ja në vitin 2016 dhe është përdorur, për të shmangur tarifat doganore, duke futur makina të 2015-ës si të 2005-ës me dokumente të falsifikuara.Pas një verifikimi në sistemin Tims, rezulton, se Julian Delvina, nuk ka kaluar në pikat doganore, ku janë zhdoganuar makinat.Gjithashtu akt – ekspertimi kaligrafik tregon, se firma në procedurën e zhdoganimit të mjeteve, nuk është e Julianit. Madje dy prokurori kanë zbuluar, se kush janë personat, të cilet kanë përdorur ID-në e Julian Delvinës dhe kane shmangur tarifat doganore, duke ndryshuar vitin e prodhimit të automjeteve.Në atë kohë 3 prokurori, ajo e Tiranës, Përmetit dhe Sarandës nisën hetimet për Julian Delvinën me akuzën e shmangies së detyrimeve doganore.Dy prokuroritë, e Tiranës dhe Përmetit dolën në konkluzionin, që Julian Delvina nuk është personi, që ka futur këto automjete.
Prokuroria e Sarandës gjithashtu kishte regjistruar një procedim penal në 2017-ën. Prokurori Sali Hasa ka bërë akt ekspertimi të nënshkrimit të Julian Delvinës dhe rezulton, se firma dhe nënshkrimi nuk i përkasin shtetasit Julian Delvina.
Por prokurori Sali Hasa nuk ka marrë deklaratën e agjentit doganor, Ilir Iliazi, i cili ka bërë veprimet e zhdoganimit të mjetit. Në këto kushte, gjoba e doganës 50 milionë lekë për shmangie të detyrimeve, i është faturuar Julian Delvinës pa të drejtë, pasi cështja rri peng në prokurorinë e Sarandës.
Sot Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë.Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 shtete dhe i fundit ishte Izraeli. Në redaksinë e emisionit “Stop”një zonjë ka dërguar fotot e një qeni të humbur, që kërkon të zotin. Zonja e ka mbajtur kafshën shtëpiake, deri në dorëzimin tek poseduesi i vet.
Problematika e radhës vjen nga një konkurent fitues i vendit të katërt në konkursin e nëntorit 2019 në SHCBA, për pozicionin “specialist pa gradë”. Pasi e njoftuan, që është fitues, ai nuk u emërua. Njëherë i thanë, se ishin 3 vende vakante, kur shpallja ishte për 5 të tillë. Më pas i thanë, se nuk kishte shkuar informacion nga agjencitë e intelegjencës dhe pa e informuar, bënë një tjetër konkurim dhe punësuan të tjerë persona. Në përgjigjen për emisionin “Stop”, SHCBA pranon padrejtesinë ndaj të riut fitues në konkursin e nëntorit 2019.