Biznesmeni miliarder amerikan, Elon Musk pasi sfidoi presidentin rus, Vladimir Putin në një ‘dyluftim’, vjen kundërpërgjigja. Këtë herë ka qenë lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov që i është përgjigjur biznesmenit.
Kadyrov postoi në Telegram për të paralajmëruar kreun e SpaceX, Elon Musk. “Mos e krahasoni fuqinë tuaj me atë të Putinit . Ju jeni në dy kategori krejtësisht të ndryshme. Do të godiste një kundërshtar shumë më të dobët nëse dueli do ndodhte”.
Lideri çeçen nuk u ndal me kaq, ndërsa shtoi se: Do t’i duhej të … frynte muskujt për t’u kthyer nga Elona në Elonin e dhunshëm që duhet të jetë për të luftuar Putinin. Ai do të kthehet nga Republika Çeçene si një person krejtësisht tjetër, Elona, domethënë Elon”, tha Kadyrov.
Ndërkohë, Musk, në një postim në Twitter, falënderoi liderin çeçen për ofertën e tij dhe tha se një trajnim i tillë do t’i jepte atij një avantazh të madh ndaj Putinit. Ai gjithashtu tha se nëse Putini kishte frikë të luftonte, ai do të përdorte vetëm dorën e majtë. Nga ana tjetër Musk e ka ndryshuar emrin në Twitter në “Elona”, emër që ka përdorur Kadyrov për të.