Elisa Spiropali “kritikon”Dumën: Delirante, mangësitë nuk mbulohen me make up

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur ashpër ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma,gjatë seancës së sotme plenare.

Spiropali iu drejtua Dumës duke i thënë se është një arrogante dhe e vrazhdë dhe se ka shfaqur paqëndrueshmëri në qëndrimet e saj në opozitë.

Sipas saj,  Duma mangësitë  nuk i mbulon dot me make up.

Grida Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë konherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente…për

Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t’i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.

Spiropali: Po ç’keni pse nuk doni përgjigje?

Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë, delirante . Është triumfi absolot i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat. Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër. Luli i mirë, Luli i keq. Berisha, i mirë, Berisha i keq. Duhet të iki, duhet të kthehet. Dhe vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Vetëm mund të qesh. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësi. Duke perifrazuar edhe shprehjen. Patjetër që lind, nuk bëhesh. Kështu vlen edhe për politikanët. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por duket se ti nuk je me të.

Grida Duma: Koeficient i ulët inteligjence, kur përmbajtësisht të shqetëson forma, është çështje trashësie, e ke ti këtë. Tani pse ia hoqët zonjës Bano fjalën, pa e ditur se çfarë ishte?

Të Fundit