Elisa Spiropali: Krenarë për Shqipërinë që pranoi afganë, teksa bota po sheh tmerre e tragjedi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, uron besimtarët bektashinj për Ditën e Ashures.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Spiropali thekson se vë theksin te vendimi i qeverisë shqiptare për të pranuar strehimin e afganëve, teksa thekson se ” jemi krenarë për Shqipërinë që pavarësisht madhësisë dhe mundësisë, është renditur ndër të parat shtete dhe kombe në ndihmë të grave, fëmijëve dhe refugjatëve të tjerë afganë”.

“Gëzuar Ditën e Ashures të gjithë besimtarëve bektashian dhe shqiptarëve pa dallim. Në këtë ditë simbol të afrimit tek vlerat më të larta njërëzore, kur bota po sheh me tmerr tragjedi rrëqethëse të shkaktuara nga radikalizmi fetar dhe politik, jemi krenarë për Shqipërinë që pavarësisht madhësisë dhe mundësisë, është renditur ndër të parat shtete dhe kombe në ndihmë të grave, fëmijëve dhe refugjatëve të tjerë afganë.??”, shkruan Spiropali.

Të Fundit