Elbasani i çudirave, kanë 27 vite bashkë, Gjendja Civile i çon në gjyq!

Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë 27 vite bashkëjetesë, pa celebrim. Ata kanë dy fëmijë 25 dhe 27. Prej dy vjetësh janë martuar me letra dhe donin t’u jepnin fëmijëve atësinë dhe mbiemrin, por gjendja civile në Elbasan i drejtoi në gjyq. Në seancën e parë, kur gjykata vuri në dijeni gjendjen civile, kjo e fundit i kthen 4 herë përgjigjie, se ia jep ky institucion atësinë, pa patur nevojën e gjyqit.Në këtë mënyrë u mbyll gjyqi dhe cifti u rikthye të zgjidhte problemin në gjendjen civile. Por cështja prej dy vjetësh nuk zgjidhet, pasi punonjëset thonë gjithmonë, se nuk e kanë rradhën. Avokati i Adrianës dhe Bujarit, Demir Ciftja, tregon gjithë odisenë e shkresave mes gjykatës dhe gjendjes civile.Gazetarja e “Stop” i drejtohet gjendjes civile Elbasan, ku sërish punonjëset ia hedhin topin njëra-tjetrës.Në fund gazetarja komunikon me Shefki Likën, përgjegjësin e zyrës, i cili thotë, se njohja e atësise do të zgjidhet, por mbiemri do të cohet në gjyq. Adriana dhe Bujar Hajdari, janë të kënaqur që u dhanë atësinë fëmijëve dhe do t’i drejtohen sërish gjykatës për cështjen e mbiemrit.

Të Fundit