Elbasan/ Punonjesja e postes vjedh pensionet, drejtori: Te presin gjyqin-Stop-21 Tetor 2021

Ndodhemi në fshatin Shtërmen të Elbasanit, pasi në vitin 2012 punonjësja e postës prej 19 muajsh, u ka vjedhur pensionet dy të moshuarve. Nexhip Salla tregon, se prej 16 vitesh jeton në Itali dhe pensionin e tërhiqte pranë postës Shtërmen një herë në vit, duke lajmëruar një muaj para. Në vitin 2012 erdhi me urgjencë dhe nuk mundi të lajmëronte, duke bërë që pensionet të ngeleshin të bllokuara. Më vonë dëgjon, që në postën e fshatit Shtërmen, ishin vjedhur pagesa të energjise elektrike si dhe pensione nga një punonjëse. U alarmua, vjen në Shqipëri dhe bën ankesë. Ndërkohë punonjësja ishte nëpër gjyqe. Në vitin 2020 u takua me drejtorin e postës dhe ai premtoi zgjidhje, or në fakt asgjë nuk është bërë. Shuma e vjedhur e tij dhe bashkëshortes është 5 milionë lekë. Jemi interesuar në Drejtorinë e Postës ne Elbasan ku na thuhet se ka ndodhur vjedhja për shumë persona, por Nexhipi nuk ka bërë ankesë ligjore për këtë gjë dhe punonjësja është akoma në gjyqe. Juristja e institucionit shprehet, se e vetmja zgjidhje është gjyqi.

Të Fundit