Elbasan/ Njoftimi i policisë: Arrestohet pedagogu Denis Himci.

Emisioni investigativ “Stop” publikoi në puntatën e mbrëmshme rastin e Pedagogut Denis Himci, i cili i kërkonte favore  seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Menjëherë pas publikimit të kamerës së fshehtë, policia e qytetit te Elbasanit bëri të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”.

 

Të Fundit