Organi i akuzës pasi dha autorizim për dorëzimin e parave në datën 11 tetor pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P.
Më pas është bërë arrestimi nga policia gjyqësore i H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.
Prokuroria e Elbasanit ka bërë të ditur se ndaj 3 të arrestuarve tashmë rëndojnë akuzat për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
“Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.
Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.
Pas dorëzimit taksi është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H. Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në DVP Elbasan”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.