Ekipi i OBSH mbërrin në Kinë për të hetuar mbi origjinën e COVID-19

Një ekip hulumtuesish të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) arriti në enjten në qytetin kinez, ku u identifikua për herë të parë coronavirusi, për të hetuar më shumë mbi origjinën e tij.

Një skuadër prej 10 personash mbërriti në Wuhan pas aprovimit të presidentit Xi Jinping pas muajsh bisedimesh diplomatike, të cilat nxitën një ankesë publike nga drejtori i OBSH.

Shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 ka vrarë më shumë se 1.9 milionë persona që nga fundi i 2019, kur virusi u transmetua nga lakuriqët e natës apo nga ndonjë lloj kafshe tjetër, në jugperëndim të Kinës.

Partia komuniste kineze, e cila u thumbua nga shumë drejtues botërore se kishte lejuar përhapjen e virusit, pretendon se COVID-19 erdhi nga jashtë, nëpërmjet ushqimit të paketuar, por shkencëtarët e refuzojnë këtë.

Një ekip hulumtuesish të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) arriti në enjten në qytetin kinez, ku u identifikua për herë të parë coronavirusi, për të hetuar më shumë mbi origjinën e tij.Një skuadër prej 10 personash mbërriti në Wuhan pas aprovimit të presidentit Xi Jinping pas muajsh bisedimesh diplomatike, të cilat nxitën një ankesë publike nga drejtori i OBSH.

Shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 ka vrarë më shumë se 1.9 milionë persona që nga fundi i 2019, kur virusi u transmetua nga lakuriqët e natës apo nga ndonjë lloj kafshe tjetër, në jugperëndim të Kinës.

Partia komuniste kineze, e cila u thumbua nga shumë drejtues botërore se kishte lejuar përhapjen e virusit, pretendon se COVID-19 erdhi nga jashtë, nëpërmjet ushqimit të paketuar, por shkencëtarët e refuzojnë këtë.

Mbërritja e ekipit të OBSH, i cili përbëhet nga anëtarë me origjinë nga SHBA, Australia, Gjermania, Japonia, Britania, Rusia, Holanda, Katari dhe Vietnami, u raportua nga CGTN.

Një zëdhënës i qeverisë tha se këtë javë ata do të “ndajnë ide” me shkencëtarët kineze, por nuk dha më shumë detaje nëse ekipi do të lejohej të mbledhë të dhëna dhe prova.

Ata do t’i nënshtrohen një karantine dy-javore, një tamponi dhe një test antitrupash për COVID-19, sipas një postimi në llogarinë zyrtare të CGTN Weibo. Ata do të fillojnë punën me ekspertë kinezë përmes një video konferenca gjatë kohës që qëndrojnë në karantinë.

Kina i hodhi poshtë kërkesat për një hetim ndërkombëtar ndërsa administrate Trump fajësoi Pekinin për përhapjen e virusit, i cili e zhyti ekonominë globale në një nga rëniet më të mëdha që prej viteve 1930.

Pas thirrjet së Australisë për një hetim të pavarur në Pekin, Kina iu kundërpërgjigj duke i bllokuar importet e viçit, verës dhe disa lloje mallrash të tjerë.

 

Të Fundit