Edi Rama: Do kallëzojmë në SPAK kryebashkiakë socialistë, turpëruan PS-në!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot kallëzimin në SPAK të kryebashkiakëve socialistë që sipas tij kanë turpëruar PS-në dhe që duhet të ishin kapur më parë nga drejtësia.

Gjatë konferencës së mbajtur sot për media Rama bëri me dije se këta kryebashkiakë janë kapur nga një njësia anti-korrupsion.

Çfarë do Arben Kraja nga unë?! Çfarë kërkon?! Përse duhet të vijnë kallëzimet nga unë?! Kallëzimet shkojnë nga njësia anti-korrupsion dhe shumë shpejt do të keni kallëzime edhe për figura të PS nga njësia anti-korrupsion. Do ta shikoni. Do keni kallëzime në SPAK për kryetarë bashkie të PS që kanë turpëruar PS-në dhe duhet t’i kishte kapur më parë drejtësia. Po ne bëjmë punën tonë, njësia anti-korrupsion bën punën e vet, jo punën e SPAK-ut.

Të Fundit