Edhe pse e dëmtuar, Luiza Gega kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës!

Edhe pse e dëmtuar në këmbën e majtë, kampionia Luiza Gega arriti të kualifikohet në finalen e Botërorit të Atletikës.

Gega zuri vendin e tretë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, të cilën e realizoi për 9 minuta e 17 sekonda.

Kjo garë nisi mbrëmjen e kësaj të Mërkure në orën 20:23, ndërkohë që Finalja e madhe pritet më 27 Gusht në Budapest të Hungarisë.

Në Finalen e Botërorit të Atletikës do të konkurrojnë mbi 2000 atletë nga 202 shtete. Botërori po organizohet në impiantin e ngritur posaçërisht, që ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh.

Të Fundit