Edhe ditën e Samitit të Berlinit, në Tiranë ikin dritat/ OSHE njofton për zonat ku do shkëputet energjia

Energjia elektrike do të stakohet në disa zona të Tiranës në datat 16, 17 dhe 18 tetor për shkak të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

Njoftim për abonentët Tiranë:

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 16-18 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të kryhen punime në disa fidera të NST Ndroq dhe NST Dinamo.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

16 tetor
Pjesërisht: Ndroq, Pinet, Barzëz, Zhurije, Pezë e Madhe, Pezë e Vogël, Pezë Helmas, rruga “Xhevdet Mancaku”

 

17 tetor/09:00-14:00
Pjesërisht: Laprakë (pas spitalit të Traumës), rruga “Don Bosko”, (tek ish-parku i autobusave), rruga “Josif Pashko”

18 tetor
Pjesërisht: rruga “Jordan Misja”,Bathore, Paskuqan

 

Të Fundit