Kryeministri Edi Rama thotë se përsa kohë që ai drejton qeverinë në vendin tonë, nuk do të ketë heqje taksash.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në “Facebook”, Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.
‘Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’, deklaroi Rama.