E vetme me vajzën që nuk ecën, shqiptari ve dorën në zemër për familjen në vështirësi

Liljana Duka është 62 vjece. Që prej lindjes ka ecur me vështirësi. Dalëngadalë ka humbur fare aftësinë për të ecur. Sikur të mos mjaftonte kjo, është diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera. Jeta Duka, nëna e saj, tregon, se jeton e vetme me vajzën, pas vdekjes së bashkëshortit. E ka të vështirë ta mbajë vajzën, kur ecën, prandaj ka kërkuar një karrocë në redaksinë tonë. Besnik Veshaj, një qytetar nga Vlora, i cili jeton në Greqi, ka dhuruar një karrocë për invalidë dhe një shumë monetare, për familjen Duka.

Të Fundit