Kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi një rast abuziv nga ana e prokurorit Emëror Kasaj, i cili kreu një hetim aspak profesional ndaj një familjeje italiane në Gjirokastër.Por prokurori, pas publikimit të rastit nisi një hetim të montuar ndaj avokatit të cështjes Arben Llangozi, të cilit i pezulloi licensën.Pezullimi u prish nga Apeli i Gjirokastrës. Avokati Llangozi kërkoi në gjykatë shuarjen e masës së pezullimit. Sipas ligjit, kur nuk e ekzekuton prokurori, që e ka marrë masën duhet ta bëjë një tjetër. Tashmë gjyqtarja Suela Dashi, shoqja e Emëror Kasajt, i cili u përjashtua nga drejtësisa për shkak të vettingut, ka gjetur një pretekst dhe thotë, se cëshjta e avokatit gjykohet në Gjykatën e Lartë.Llangozi argumenton, se Suela Dashi ose është hakmmarë, ose ka qenë e paaftë dhe e përdorur nga prokurori Kasaj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]