‘E vërteta’, ish-presidenti Trump krijon platformën e tij sociale

“Truth” (E Vërteta) kështu quhet rrjeti social i ish-presidentit amerikan Donald Trump të cilin shumë shpejt do ta shohim në konkurrencë me platformat e tjera si Facebook apo Twitter.

Ish-presidenti prej kohësh është ndaluar t’i përdorë rrjetet sociale kryesisht pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill .

Trump shprehet se platforma e tij do të qëndrojë përballë tiranisë së rrjeteve të mëdha të cilat i akuzon se censurojnë zërat kundërshtarë në SHBA.

Grupi “Trump Media & Technology” të cilin ai e drejton, gjithashtu ka ndërmend të nisë një shërbim abonimi me video sipas kërkesës.

“Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë presidenti juaj i preferuar amerikan hesht. Kjo është e papranueshme. Unë jam i emocionuar për të dërguar së shpejti të vërtetën time të parë në ‘Truth Social’. Unë jam i kënaqur që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia dhe të luftoj kundër ‘Big Tech’,” – u shpreh Trump në një deklaratë.

Rrjeti social, pritet të jetë në shërbim muajin tjetër.

Të Fundit