“ E pashë në një lavazh, ma gjeni pak kush është”, përgjimi që arrestoi efektivët e policisë

Zbardhen të tjera detaje lidhur me arrestimin e 3 policëve  të Komisariatit numër 1 në kryeqytet. Në dosjen e SHÇBA të zbardhur nga Klan News, mësohet se ndër të tjera efeltivët shfrytëzonin detyrën për qëllime private.

Efektivët, Jon Burri, Durim Murja dhe Matilda Hamollari janë denoncuar nga një vajzë së cilës i janë përdorur të dhënat personale, sepse njëri prej efektivëve e kishtë parë në një lavazh dhe e kishte pëlqyer.

Për këtë qëllim ai telefonon kolegun Durim Murrja, të cilit i kërkon t’i sigurojë informacion mbi identitetin e vajzës, nisur nga targa e automjetit. Pas hezitimit të parë Murrja telefonon kolegen Matilda Hamollari, e cila përmes sallës operative siguron të dhënat.

“Numri i shtetasit Durim Murja është vënë në përgjim me vendim gjykate. Në datën 09.08.2021 ora 17:00 këtë shtetas e telefonon kolegu i tij Jon Burri i cili i kërkon t’i japë të dhënat e plota për një automjet me targa AB XXX CP dhe pronaren e tij pasi e kishte parë në një lavazh dhe e kishte pëlqyer si femër.

Fillimisht Durim Murrja stepet se për të bërë këtë veprim duhet krijuan një numër unik në sallën operative por më pas nëpërmjet koleges Matilda Hamollari, ku kjo e fundit telefonon në sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr.1 nxjerrin të dhënat e plota të automjetit me targa AB XXX CP si emri i pronares A.C. dhe ja transmetojnë shtetasit Jon Burri.

“Është pyetur shtetësja A.C., e cila shprehet se nuk ka autorizuar askënd të hyjë në të dhënat e saj personale, ndihet e shqetësuar që ky fakt ka ndodhur dhe kërkon që të zbulohet e vërteta, Ngjarjen e konfirmojnë me thëniet e tyre shtetasit Matilda Hamollari dhe Jon Burri”, thuhet në dosje e mbështetur në përgjimin e telefonatës së efektivit.

Të Fundit