E sëmure dhe me femijët në mes të rrugës, apeli për Lavdije Malen nga “Stop” dhe “Shqiptarët për Shqiptarët”!


Lavdije Mala është 37 vjec, e martuar me 3 fëmijë. Ajo është e sëmurë dhe trajtohet me rreze. Lavdija tregon, se ka jetuar në Patos, por u detyrua ta lerë vendin e shtëpinë, ku i humbi jetën një foshnje, për shkak të problemeve të frymëmarrjes e lagështirës.Sot Lavdija ka vetëm një amanet: të jetojë, aq sa të rrisë djalin e vogël dhe të jetë e qetë, që fëmijët e saj kanë një cati mbi kokë. Shpesh Lavdijen e ndihmojnë fqinjët me ushqime e veshmbathje.Fondacioni Shqiptarët për shqiptarët bën thirrje, për të ndihmuar Lavdije Malën, duke vënë në dispozicion edhe të dhënat bankare. Pas transmetimit të rastit të Renis Mucës, që u nis për kurim në Turqi me avion të posacëm,nxënësit e shkollës “Arben Broci” dhe Shkollës së Kuqe kanë mbledhur kontribute financiare modeste, që i kanë depozituar në llogarinë e nënës së Renisit.

Të Fundit