Teksa çdo ditë janë në krye të detyrës dhe kujdesen për çdo paciente të tyren, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” janë në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të këtij materniteti, ndërsa theksohet puna e tyre e palodhur, thuhet se ato mbajnë njëkohësisht edhe vetë bekimin më të madh.
“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.
Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh, jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, shkruhet në postim.