E rëndë! Nxënësi merr karrigen dhe godet mësuesen në Lezhë. Këshilli Pedagogjik bojkoton mësimin, kërkojnë mbrojtje

Një nxënës i shkollës së mesme “Hydajet Lezha” është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga një mësuese, e cila pretendon se është goditur me karrige nga nxënësi i saj në orën e mësimit.

Mësohet se mësuesja është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për shkak të dëmtimeve që ajo ka marrë në krah.

Nuk dihet me saktësi shkaku i debatit, por dyshohet se konflikti ka lindur për shkak të mungesave të vazhdueshme të nxënësit në shkollë.

Pas ngjarjes së rëndë tashmë janë mësuesit e shkollës të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin.

 

Të Fundit