E rëndë në Durrës, një grua gjendet e pajetë në rrugë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Durrës, ku është gjetur e pajetë në rrugë një grua.

Policia njofton se është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt.

“Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të Fundit