E rëndë në Dibër/ 70-vjeçari humbet ekuilibrin dhe bie në bodrumin e një pallati, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Një 70-vjeçar ka humbur ekuilibrin duke ecur dhe ka rënë në bodrumin e një pallati.

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh.A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh.A., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit