E rëndë në Dhërmi/ Po rregullonin ndriçimin e hotelit, vdes pronari, plagosen dy punonjësit pas kontaktit me rrymën

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike rreth orës 17:25.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar.
Të tre janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit