Aksident në Kuç, makina përplaset me trafikndarësen

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç- Qeparo. Siç shihet edhe në këtë foto që sjell Shqiptarja.com, automjeti ka dalë nga rruga dhe trafik ndarësja është futur mes për mes mjetit.

Drejtuesja e mjetit si pasojë e përplasjes ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit rreth orës 23:45 minuta. Shkak mendohet shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë.

Të Fundit