E rëndë, 59-vjeçari i vë zjarrin tre të moshuarve pas inatit që kishte me ish-bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro,. Një burrë 59-vjeç, i fiksuar pas ish-bashkëshortes së tij, është hakmarrë duke i vënë flakën dajës, hallës dhe një të moshuari 73-vjeç, duke i djegur me benzinë. Tre të moshuarit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj kjo ishte arsyeja pse iu vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje se përse ata ndihmonin ish-gruan e tij.

Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim nga policia, dhe u gjet disa orë më vonë i vdekur në një fushë.

Policia bën me dije se 59-vjeçari i ka dhënë fund jetës.

Të Fundit