Një 54 vjeçar është vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baçallëk të qytetit të Pogradecit.
Sipas informacioneve nga policia viktima jetonte i vetëm ndërsa ështe lajmëruar nga vëllai i tij, i cili ishte personi i parë që e kishte gjetur.
Policia sqaron se viktimës nuk i janë gjetur shenja dhune në trup.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.