E quajti pijanec dhe kec të Ramës, Dash Shehi “dhëmb për dhëmb” me Blushin: Ke qenë më i sinqertë kur ishe zëdhënësi im

Dashamir Shehi ka reaguar lidhur me sulmet dhe deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit, i cili e etiketoi si “kec i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës”.

Shehi tha se shqiptarët e dinë kush është ai dhe se askush me “dy gramë tru” nuk i beson këto akuza të sekretarit të Partisë së Lirisë, partia e të cilit nuk i bën nder opozitës shqiptare pasi linja e saj është zigzag për interesa të caktuara.

 “Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare. Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, tha Dashamir Shehi
Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Bluhi, sulmoi ashpër deputetin Dashamir Sheshi, teksa e quajti atë si një person që përfaqëson “klubet e natës”.

Ky sulm i Blushit ndaj Shehit, vjen pasi ky i fundit sulmoi presidentin e PL duke thënë se Ilir Meta mori pjesë në protestën e opozitës për të mbrojtur veten dhe familjen nga prokurorët që i vijnë rreth.

Kjo figurë karagjoze e “fake opozitës”, që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të “legjitimitojë” edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve”, tha Blushi ndër të tjera.

 

Të Fundit