E pazakontë në Maqedoninë e Veriut! Dekani i fakultetit nuk shpall tender, por i futet vetë punës për rinovimin e institucionit

Në një kohë kur në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë Ballkanin tenderat janë kthyer në biznes dhe shpallen për çdo imtësi që një institucion mund të ketë nevojë, dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup ka treguar të kundërtën.

Besfort Idrizi është padyshim një figurë e nevojshme dhe shpeshherë e munguar në institucionet arsimore.Dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup, ka shprehur me vepra përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e tij në ushtrimin e detyrës së dekanit.

Në vend se të shpallë tender për rinovimin e sezonal të Fakultetit, Besforti ka “përveshur mëngët” dhe i ka hyrë vetë punës për rregullimin e defekteve të institucionit arsimor.

Të Fundit