E papritur! Trajneri kthen Hysajn në skuadër, çfarë po ndodh te Lacio

Ka ndodhur një kthesë e madhe sa i përket marrëdhënieve të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj dhe skuadrës së Lacios.

Edhe pse në fillim të sezonit Hysaj u la jashtë skuadrës sa i përket Serie A, ai mund të luajë sërish këtë javë për skuadrën bardhekaltër.

Trajneri Marko Baroni ka mednuar ta rikthejë në skaudrës Hysajn, për të luajtur në Kupën e Italisë ditën e enjte përballë Napolit.

Kufizimet e listave për kampionatin nuk vlejnë për Kupën, ndaj Lacio mund të aktivizojë Hysjan nëse Baroni e sheh të arsyeshme, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri në konferencë për mediat.

“Nesër janë të gjithë që mund të përdoren, edhe Hysaj, Akpa dhe Basiç. I cilësoj si lojtarë që merren në konsideratë, për respektin si dhe për mënyrën se si janë sjellë në këto javë edhe pse nuk mund të luanin në kampionat apo Europë. Për të gjithë të tjerët duhet të bëj vlerësime. Ne nuk kemi linja të dyta dhe kush shkon në fushë për mua është gjithmonë thelbësor”, tha Baroni para mediave sot.

Të Fundit