Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.
Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh. “Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana. Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor.
Doctors in India remove more than 60 steel spoon handles from the stomach of a man reportedly addicted to swallowing cutlery
— The National (@TheNationalNews) September 28, 2022
Familja e pacientit beson se ai ishte gëlltitur lugët ndërsa po trajtohej për varësinë nga droga në një klinikë lokale.