Aurora Liço, nga Vlora, në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e saj “Internet kafe”, të cilin e përdori për rreth 4 vjet në këtë qytet.Para pak kohësh i kërkojnë nga tatimet të paguajë 5 milionë lekë për shkak, se rezulton me detyrime të papaguara për periudhën janar 2018-qershor 2018.Por, cfarë ka ndodhur? Një zonjë po me të njëjtin emër, por me subjekt “parukeri” në Tiranë, rezulton se ka bërë aktivizimin e aktivitetit, por me Niptin e pezulluar të Aurorës nga Vlora. “Stop” zotëron formularin e aplikimit që është bërë në janar 2018. Ky formular tregon qartë se përvec emrit të njëjtë “Aurora Liço” dhe Nr të Niptit, cdo gjë tjetër ndryshon dhe është miratuar duke hedhur firmën, nëpunësja e QKB Tiranë, Blerina Hoxha.Sokol Kananaj, drejtor i Tatimeve Vlorë thotë, se është në dijeni të rastit.Ai shpjegon, se është këshilluar tatimpaguesi, që të ndjekë rrugët e duhura ligjore në QKB, Apelimi Tatimor etj. Pas gjithë kësaj procedure pranohet, se ka ndodhur ky problem.QKB, në përgjigjen, që i nisi emisionit “Stop”, u shpreh se, i është drejtuar Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Vlorë, ku i kërkon që të merret parasysh, se subjekti në fjalë, është ngarkuar gabimisht me detyrime tatimore, gjë që do të zgjidhet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]