“E nderoi me mungesën e tij”, Berisha tregon bisedën me Osmanin: Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh midis meje dhe zonjës Osmani.

TIRANË

Berisha nuk i ka kursyer etiketimet dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama në një prononcim të dhënë sot për mediat pas takimit me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani. Pas një kohe të gjatë mungesash deklaratash për mediat, Berisha tha se trau në Rrugën e Kombit është dhe ai një akt armiqësor i tij ndaj Veriut dhe Kosovës.

Sipas tij, njeriu që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë.

Ish-kryeministri tha se në qoftë se mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhmen. Sa i takon mungesës së Ramës në parlament, Berisha mendon se e nderoi me mungesën e tij.

“Genocidi ndaj shqiptarëve nga barbarët serbë, nga 1860 deri në 1999, pas holokaustit ndaj hebrenjve është forma më e egër e gjenocidit që Europa ka njohur dhe cilido që nuk e njeh këtë problem, le t’u referohet librave, historive kushtuar gjenocideve dhe krimeve kundër njerëzimit se ku renditet krimi serb ndaj shqiptarëve përveç se antishqiptarit të tërbuar Edvin Kristaq Zografit. Përpjekja e tmerrshme që u bë për shpërbërjen e Kosovës, copëtimin e saj midis Vuçiçit, këtij serbomadhit që është absolutisht një replikë e Millosheviçit dhe Edi Ramës, këtij Zografi që s’ka interesa shqiptare, denoncimi i këtij akti është i një rëndësie historike që të mos mund të përsëritet më. Vetëkuptohet që traun në Rrugën e Kombit është dhe ai një akt armiqësor i tij ndaj Veriut dhe Kosovës. Shqiptarët duhet ta dinë që jo tani, por që në vitin 2013 falë asaj rruge, qytetarët e Kosovës kontribuonin me 320 milionë euro në PBB të Shqipërisë dhe që sot është absolutisht më i madh dhe ky njeri që nuk ka investuar një qindarkë të vetme për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë vuri traun, vuri taksën për qytetarët e Kosovës për të ardhur në Shqipëri me një akt prej faqeziu të vërtetë. Vizita ishte e rëndësishme sepse nëse vendosim të flemë mbi varre, paqe nuk mund të ketë kurrë. Në qoftë se mohojmë gjenocidet ciklike serbe ndaj shqiptarëve ne nuk meritojmë të ardhmen, meritojmë të zhdukemi por ne nuk zhdukemi, jemi komb që e kemi faktuar këtë. E vlerësoj një bisedë shumë të rëndësishme dhe i uroj suksese Presidentes në detyrë.
Ishte fjala në rezolutë dhe fjala u hoq. Unë nuk kursej Taulant Ballën, por që ta fajësoj atë për atë që se ka, s’mund ta bëj . Fjala u hoq para votimit dhe fjala nuk mund të hiqej kurrë pa urdhrin e Edi Ramës. Se ata që e miratuan, pavarësisht konsideratës që kam unë për ta, ata e vunë fjalën genocid dhe e hoqën momentin e fundit. E urdhëroi Vuçiçi Edi Ramën. E nderoi me mungesën e tij, ai nxitne, e nderooi me mungesën e tij. Ai tregoi se çfarë është.

 Edi Rama nuk ishte objekt bisedimesh midis meje dhe zonjës Osmani, problemet që diskutuam bashkë ishin përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme të përbashkët, kundër çdo projekti që cenon integritetin e vendeve tona dhe rrugën europiane të tyre”, deklaroi Berisha.

Të Fundit