Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në qendër të qytetit të Lushnjës. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar totalisht e gjithë banesa e përfshirë nga flakët.
E moshuara që ndodhej në banesë, ka qenë duke gatuar, ku sipas burimeve, pasi është larguar në një moment, flaka nga bombula që gatuante është përhapur me shpejtësi në ambientet e të gjithë banesës.
Flakët kanë rrezikuar të gjithë ndërtesën, por ka qenë ndëryrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Pallati 5 katësh ndodhet në qendër të Lushnjës pranë shtepisë muze te Kongresit.
E moshuara është dërguar me urgjencë në spital. Ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve pa lëndime serioze, pasi ndodhej jashtë banesës kur ajo u përfshi nga flakët.
Ajo është tronditur kur ka parë banesën të digjet dhe dëmet e mëdha materiale të shkaktuara.