Fredi Zeqiraj në Fier, tregon, se në datën 3 prill 2021, i është ndërprerë rruga nga një makinë e kuqe dhe ka rënë në tokë, duke dëmtuar ligamentin e këmbës së majtë. Drejtuesi i makinës është larguar. Fredi thotë, se i është sekuestruar motorri, patenta dhe leja e qarkullimit,por nuk i jepet informacion për zbardhjen e ngjarjes.Ne komunikuam me punonjësin e policisë, që ka bërë pasqyrimin e aksidentit në vendin e ngjarjes. Sipas tij nuk ka patur asnjë kamera funksionale aty rrotull dhe dosja në prokurori ka shkuar pa një emër autori.
Për aksidentin, ku është përfshirë shtetasi Fredi Zeqiraj, nga Policia e Fierit na thonë, që brenda ditës së aksidentit, janë cuar materialet dhe veprimet e policisë në prokurori. Por emri i prokurorit, që ka cështjen, mbahet sekret. Në këtë pikë Fredi Zeqiraj mbetet pa patentë, leje qarkullimi dhe motorr, derisa organi i akuzës të përfundojë hetimet, pra 3 deri në 6 muaj.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop”, u bë shkresa e kthimit të sendeve të sekuestruara, motorrit dhe dokumenteve origjinale. Motorri iu kthye, por dokumenetet origjinale, jo. Megjithëse bën xhiro sa në polici e prokurori, Fredit nuk i gjenden dokumentet.