Jemi ndalur në Durrës, ku janë bashkuar 23 shoferët e autoambulancave të spitalit rojonal, të cilët prej vitesh gjobiten, pasi i akuzojnë, se konsumojnë naftë mbi normën e paracaktuar nga drejtoria e spitalit. Ata thonë, se deri në vitin 2013, matjet janë bërë në mënyrë fizike me një komisioni, që hipte në autoambulancë dhe verifikonte konsumin për 100 km. Më pas norma u ul nën konsumin real.Sikur të mos mjaftonte kjo, drejtuesit e automabulancave janë njoftuar, se do të ketë dhe ulje të pagesës pas një kontrolli, që është bërë nga KLSH. Ne takuam nëndrejtorin e spitalit rajonal, pas largimit të drejtoreshës. Zoti Gent Kavaja pretendon, se nuk ka dijeni për cështjen e gjobave nga konsumi i karburantit, pasi nuk është kompetencë e tij.
Lidhur me problemin e drejtuesve të autoambulancave në Spitalin e Durrësit, takuam shefin e Zyrës Teknike Arben Kaleshaj, i cili thotë, se nuk ka dijeni për matjen e konsumit të karburantit. Po kështu inxhinierja e institucionit refuzoi të jepte informacion për këtë cështje.Ne kontaktuam edhe me një tjetër inxhinier, që ka bërë matjet dhe ka përcaktuar normën e konsumit të karburantit. Edmond Palodhi ia kaloi përgjegjësinë ish-drejtoreshës së spitalit.Për këtë problematikë, gazetarja e emisionit “Stop” vuri në dijeni Urgjencën Kombtare si edhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetsor.