E kishte lënë makinën të ndezur në anë të rrugës,dy persona ia grabisin në Tiranë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

E kishte lënë makinën të ndezur në anë të rrugës,dy persona ia grabisin në Tiranë

Dy persona kanë grabitur një automjet në Tiranë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në fshatin Bërzhitë.

Shtetasi G.Ç. ka denoncuar marrjen e makinës në momentin që ai e kishte lënë ndezur atë në anë të rrugës.

Në deklaratën e tij denoncuesi tha se dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur.

“Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *