Në 6 maj 2022 ishim në Kavajë për problemin e edukatores Alma Teferici. Bashkëshorti i saj, Bledar Teferici, shpjegoi, se gruas së tij i kishte ardhur një urdhër transferimi në mes të prillit, nga kopshti numër 1 në një cerdhe në Kavajë. Zonja e ankimoi vendimin e kryetarit të bashkisë.Pak pak ditë më pas edukatorja Alma Teferici, mori një shkresë, ku thuhej, se transferohej nga kopshti nr. 1 në qytet në një kopsht në fshatin Karpen, një transferim në shkelje, pa kërkesë dhe pa dëshirën e zonjës. Sikur të mos mjaftonte kjo, edukatorja në Karpen nuk kishte dëshirë, që të largohej nga kopshti, ku punonte. Ne u rikthyem në Kavajë dhe u takuam me Alma dhe Bledar Teferiçi, të cilët na shpjeguan, se paralelisht me procesin gjyqsor janë drejtuar edhe te komisioneri për mbrojtjen nga diskrimimini dhe ky i fundit me një vendim të 20 dhjetorit 2022 ka kërkuar rikthimin në vendin e punës për Alma Tefericin, duke e konsideruar largimin për arsye politike. Qytetari i drejtohet Zyrës së Arsimit Parashkollor në Bashkinë e Kavajës, Zyrës së Protokollit dhe Burimeve Njerëzore, të cilët pranojnë, se kanë marrë shkresën, por nuk e sqarojnë më tej.
- +355 67 220 8888
- [email protected]