E gënjeu për moshën, arrestohet i riu që kreu marrëdhënie me 13-vjeçaren

Policia e Pogradecit ka arrestuar sot 23-vjeçarin me iniciale H. P pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

Burime per media bejne me dije se vajza është shoqëruar me dëshirën e saj me djalin, ndërkohë që në komisiariat ka deklaruar se e ka gënjyer për moshën të riun nga fshati Buçimas, dhe nuk i ka treguar se ishte 13 vjeç.

Vajza nuk ka pretetenduar për marrëdhënie me forcë, por me dëshirën e saj, edhe pse kemi në këtë rast elementë penalë të marrëdhënieve me të mitura.

Ata kishin folur disa ditë në Facebook dhe dje ishin takuar për herë të parë, ku kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Ka qenë familja e vajzës ajo që ka bërë denoncimin në polici, pasi nuk po e gjenin 13-vjeçaren teksa ishte nën shoqërinë e të riut.

Të rinjtë janë gjetur bashkë jashtë qytetit në një automjet.

Familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh.

Të Fundit