“E duam shtëpinë ku e kemi dhe siç e kemi”, Rama: Këto kërkesa nuk i plotësojmë dot

Kryeministri Edi Rama tregoi atë që foli me 3 banorët e zonës së “5 Majit” në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat, Rama tha se banorët e “5 Majit” dhe të unazës nuk do të mbeten në rrugë, por do të trajtohen njësoj si personat që humbën banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndër të tjera ai theksoi faktin se për pretendimet e banorëve, se e duan banesën në zonën ku e kanë pasur, nuk i plotëson dot.

“Kërkesat që “e duam shtëpinë ku e kemi dhe siç e kemi”, nuk i plotësojmë dot. E do shtëpinë tani, këtu, por nuk ta sjell dot”,-tha Rama.

Të Fundit